Ish-kryeministri Berisha ka dalë me një deklaratë të fortë sot në lidhje me gjyqin për caktimin e drejtimit të PD-së. Sipas Berishës kjo do sillte përplasje të mëdha pasi PD e ka vendosur kush do drejtojë partinë.
“Ka një përpjekje të Edi ramës përmes gjyqtarëve si Blerina Muçi për të minuar pluralizmin politik shqiptar gjë që do të na çojë drejt përplasjeve të mëdha. Pluralizmi është vendosur në Kuvendin e dhjetorit dhe në prill. Deri më tani jemi marrë me çështjet tona, tani do të përballemi me qeverinë”, tha Berisha.
Po ashtu, PD i ka kërkuar Kuvendit zëvendësimin e kreut të Grupit Parlamentar, i cili s’duhet të jetë Enkelejd Alibeaj. Edhe në lidhje me këtë, Berisha tha se është një tentativë për të marrë peng pluralizmin.
“Sovrani ka folur dhe tashmë vendi ka një opozitë të denjë”, tha Berisha duke shpallur kështu një përballje me qeverinë “pas mbylljes së problemeve të brendshme”.
Diskutime rreth kësaj post