Kryetari i opozitës shqiptare lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë iu drejtua shqiptarëve tëLuginës së Preshevës të bëjnë kujdes nga Edi Rama.
Pyetja: Pse Rama nuk mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO? A ka harruar qeveria e Ramës shqiptarët e Luginës së Preshevës. Lugina nuk po kërkon nga Rama 400 mln euro në vit për serbët e Kosovës por një mbështetje simbolike për të justifikuar Kushtetutën e Shqipërisë.
Sali Berisha: Mes Kosovës e Serbisë, shqiptarëve e serbëve, Edi Rama ka bërë zgjedhjen përfundimtare në anën e serbëve. Nuk mund të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO sepse ai ka patur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës me Aleksandër Vuçiç.
Sa i takon shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ata jo që nuk duhet të presin nga Edi Rama por dhe të kenë kujdes nga thikat pas shpine që ai mund tju fusë në bashkëpunim me regjimin serb.
Diskutime rreth kësaj post