Zgjedhje e presidentit të vendit prej javësh është çështja kryesore e mediave dhe politikanëve. Shqiptarët mund të mësojnë sot emrin e presidentit të ri.
Por deri tani duket se vetëm Edi Rama e di se kush do zgjidhet.
Analisti Andi Bushati ka ironizuar me këtë situatë absurde.
“Çfarë keqardhjeje për këta “hierarkët” e PS që dalin në TV dhe filozofojnë për presidentin e ri dhe pastaj shtojnë: “nuk është serioze të themi emra”.
Në fakt, të gjithë e kuptojnë se ata s’dinë asgjë më shumë sesa ne, sepse thjesht padroni s’ua ka thënë atë që ka në mendje,” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post