Ish presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare në një spital në Gjermani pas komplikacioneve shëndetësore. Ditën e djeshme u bë dhe përcjellja për në banesën e fundit.
I ftuar në “Milori Live”, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ka informacione se shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish-Presidentit Bujar Nishani. Ndër të tjera, Fevziu thotë se shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të Nishanit.
Blendi Fevziu: Me aq sa unë kam informacion dhe besoj që nuk jam i gabuar: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit. Një mjekim që duhet të ketë pasur shuma të mëdha, unë nuk mund të flas për atë, por që shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të tij sepse ne nuk kemi pasur shumë me gjithë historinë e Shqipërisë, ne kemi pasur 9 presidentë duke futur këtu edhe Ahmet Zogun. Shteti shqiptar, mesa di unë nuk ka paguar asgjë për mjekimin e tij. Do të ishte në dinjitetin e shtetit që personalitete të tilla të larta të kenë të përfshirë edhe mjekimin. Shteti shqiptar ka paguar për mjekimin e shumë personazheve dhe ka bërë shumë mirë, kushdo që ka nevojë, shteti mund të ia paguajë, nëse mundet të ia paguajë. Në këtë rast, do të ishte në nderin e shtetit që të kishte paguar edhe faturat e mjekimit të pafat në një farë mënyre të Bujar Nishanit
Diskutime rreth kësaj post