TikTok një nga rrjetet sociale më të reja, është bërë nj nga rrjetet ku shumë personazhe po tregojnë vete. Eni Kapxhiu është një nga personazhet më të ndjekur në TikTok. Ajo është bërë virale për shkak të imitimeve që bën, duke i dhënë rëndësinë më të madhe mimikës.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eni tregoi se fillimisht u bë e njohur përmes personazhit të Sonidës dhe më pas të gjithë filluan ta ndiqnin. Ajo theksoi se videot nuk është se i marrin shumë kohë, pasi i bën me një dëshirë shumë të madhe.
“Janë edhe çik ironike këto videot me ato që ndodhin. Sonidën nuk e kam takuar ndonjëherë, e kam xhan si personazh, është tjetër gjë ta imitosh dhe jo ta bullizosh. Kam parë shumë imitime që i bëjnë si nga ana e make up, por mua më pëlqejnë mimikat, nuk kam asgjë personale. Jam fanse e saj.
Unë nuk është se kam ndonjë personazh specifik se këta shqiptarët ta marrin dhe për ters. Sapo e hapin, pa e parë fare të thonë, a u bëre ti. Unë jam një personazh i thjeshtë që kam qejf të imitojë.
Nuk është se më merr shumë kohë imitimi. Thjesht këto mimikat i shikoj një herë, dy herë dhe tre herë, më pas i imitojë. Në çdo video dua të jem e saktë”, u shpreh Eni.
Video:
@its_eni_27 Per icik vemendje na qan shpirti 😂😂 #fyp #viral #tiktokeni27 #vetemperteqeshur ♬ original sound – 𝓛𝓪𝓾𝓻𝓪🦋
Diskutime rreth kësaj post