Problemet e pronësisë të trashëguara që nga sistemi komunist, me pronat shtetëtore dhe më pas gjatë sistemit demokratik kanë sjellë jo pak probleme për investitorët e huaj në Shqipëri. Për këtë çështje ka regaur së fundi edhe Ambasada e SHBA në Tiranë.
Teksa festohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, pas një eventi me zyrtarë, investitorë shqiptarë dhe amerikanë, ambasada e SHBA theksoi se reforma në drejtësi është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA:
“Teksa kremtojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ne festojmë nivele rekord të tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me drejtues biznesi, zyrtarë të qeverisë dhe të tjerë për të rritur tregtinë dhe investimet, dhe përgjatë këtij procesi duke krijuar më shumë vende pune, zhvillim dhe mundësi të barabarta për amerikanët dhe shqiptarët. Reforma në drejtësi është thelbësore për këtë përpjekje, sepse investuesit duhet të kenë besimin se rregullat janë të qarta, transparente dhe zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Edhe zgjidhja e të drejtave të pronësisë gjithashtu do të tërheqë më shumë investime.-“shkruan ambasada.
Diskutime rreth kësaj post