Roland Bejko foli për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Bejko tha se Rama do të marrë edhe presidentin ndërsa akuzoi Berishën se po i jep një ndihmë kryeministrit.
Ai tha se të shtunën që pritet të votohet për presidentin, mund të ketë edhe nga grupi i Berishës.
“PS do marri presidentin. Është një institucion që Ilir Meta i dha një lloj identiteti.
Më dha shije të keqe zënka me ambasadoren në ditët e fundit të fushatës, më duket se na cënoi pak. Pjesa tjetër Ilir Meta është një politikan që nuk ia dorëzoi presidencën Ramës por bëri një lojë të fortë.
Edi Rama do e marrë edhe këtë institucion, që ka një rol onoforik dhe pushtet real nuk ka. Ramës i duhet ky pushtet. Opozita është në sherr, ka një luftë të brendshme dhe kjo i përshtatet Ramës. Opozita është në disfunksionalitet të plotë prej Sali Berishës. Ai e çau PD. Rama do ta ushqej debatin në PD.
Do na dali që Berisha bashkëpunon me Ramën duke marrë pjesë ne votim në raundin e katërt. Berisha po e mban Ramën pushtet përmes sherrit që ka futur brenda. Siç e keni vënë re, ka pasur ne sherr për emrat e Kryesisë.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post