Përsa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri, gjatë një lidhje direkte për MCN TV, Kryetar i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se që ka pasur një skenar për të krijuar perceprimin e pasjes së një konsensusi, por që konsensus nuk ka pasur. Gazetari shtoi se pengesa më e madhe për një konsensus ka qenë kriza e brendshme e PD-së.
“Mendoj që ka pasur një skenar për të krijuar perceptimin e pasjes së një konsensusi. Më së shumti nuk ka pasur konsensus, por ka pasur një praktikë të ndjekur në pikëpamjet proceduriale si një tendencë për marrëveshje, por jo për konsensus. Konsensusi politik ngrihet mbi tryeza forma, ato bëhen në vëmendjen e opinionit publik, respektojnë paritetin dhe normat e tjera të politik bërjes. Këto kanë munguar. Pengesa më e madhe ka qenë kriza e brendshme e PD-së. Një krizë e cila zhbëri mundësinë e përfaqësimit dhe të të deleguarit për të hyrë në ne negocime apo për të vendosur një akt marrëveshje politike me shumicën parlamentare”, tha Çipa.
Diskutime rreth kësaj post