Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale kriteret që kanë vendosur palët politike për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Postimi i plotë:
“10 kritere te reja per presidentin!
Ne seancen e fundit per zgjedhjen e presidentit, ndryshojne edhe kriteret. Keto jane te rejat:
1-Te mos jete si Ilir Meta
2-Te mos ngaterrohet ne punet e qeverise dhe te parlamentit
3-Te shkoje ne kishe per krishtlindje
4-Te shkoje ne xhami per bajram
5-Te shkoje tek babai i teqese diten e hashures
6-Te shtroje pritje per 28 Nentor(deshmoret ti nderoje ne 29)
7-Te postoje ne fb foto vetem me peisazhe natyrore
8-Te jape vetem mesazhe per paqe dhe dashuri, te te gjitha formave, si mes burrave dhe grave, ashtu edhe mes grave me gra dhe burrave me burra.
9-Te doje kafshet dhe pemet
10-Te jape shembullin personal, duke lare duart çdo dite, dhe trupin çdo jave.”-shkruan Kikia.
Diskutime rreth kësaj post