Publicisti, Ilir Demalia i ftuar në një emision në një lidhje “skype” ka folur lidhur me dështimin e tre raundeve për zgjedhjen e presidentit.
Demalia tha se që në fillim dihej se palët nuk do arrinin marrëveshje dhe shtoi se e gjitha kjo lojë politike ishte e ngjashme me atë të klaneve mafioze që përplaseshin për interesa personale.
Ndërsa mes të tjerash, publicisti tha se zgjedhja e presidentit, nuk ishte gjëja më e rëndësishme aktuale sepse ky post nuk kishte më asnjë lloj kompetence që prej 2008-tës.
“Vetë posti i presidentit, edhe më përpara që pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-tës, është një post tërësisht i parëndësishëm, vetëm ka ato privilegjet e tij si president edhe jep ndonjë dekoratë, që janë të pavlefshme. Përsa i përket kësaj maskarade që po bëhet këto ditë si nga opozita dhe qeveria është shfaqje shumë e shëmtuar sepse ajo dihej që në fillim se të dy palët nuk do binin dakord. Ata shumë rrallë kur kanë gjetur një marrëveshje mes tyre ka qenë vetëm për interesat e tyre. Kjo klasë politike është kaq e pabesueshme kaq e neveritshme sa edhe të vjen keq të merresh më me këta.
Me këta ka vetëm një zgjidhje t’i largosh me çdo lloj mënyre por kjo është e pamundur. Kështu që historia do të shkojë në këtë rrokupujë me këto shfaqje tragjikomike që bëjnë sikur dhe nuk e di ku do shkojë fundi. Po ç’rëndësi ka zgjedhja e presidentit, ne nuk kemi fare president. Jo vetëm për shkak të kompetencave por edhe për shkak të figurës që ka krijuar.
Kjo është një luftë bandash, si klane mafioze që zihen dhe më pas pajtohen për territoret e tyre, këta këtë kanë bërë për 30 vite. Shoqëria shqiptare është në gjendje të rëndë në të gjitha mënyrat sepse nuk po mundemi të hyjmë në një stad të caktuar ku të funksionojmë si shtet”, tha Demalia.
Diskutime rreth kësaj post