Ka nisur takimi i Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ndër të parët që e mori fjalën, ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“E mora fjalën për të saktësuar diçka që ju e keni tejkaluar. Në të gjitha rastet që kemi pasur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kemi pasur dy urdhra të ndryshëm që sot ju i keni bërë bashkë. Interesi ynë për të diskutuar në këtë mbledhje ka të bëjë me pikën 3 dhe që është pikërisht kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post