Ish kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me lidhjen e tij me ish presidentin tashmë të ndjerë, Bujar Nishani. Berisha shprehet për “Opinion”, se ka humbur një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë. Kryedemokrati thotë se Nishani është një figurë që kontribuoj me dekada për PD dhe shqiptarët.
“Bujar Nishani ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar. një nga politikanët më të ndershëm më të ndershëm. Një nga shërbëtorët dhe besnik të shqiptarët. një nga shtetarët më dinjitozë të shtetit, një nga presidentët që i dha vendit nder çdo ditë që i përfaqësojë. ai ishte gjithashtu ministër i drejtësisë dhe i rendit, detyra që i përmbushi me një transperencë të madhe me sukses të plotë.
Përveç të tjerash, Bujar Nishani këto 30 vite ka qenë një nga drejtuesit më të rëndësishëm të PD. deputet i saj, drejtues i degës së Tiranës dhe më vonë ministër dhe President. Është një humbje e madhe për Shqipërinë e PD, për mua është një humbje shumë e dhimbshme, të humbash një prej miqve më të mirë të të gjithë jetës time politike dhe ndihem pafundësisht i detyruar ndaj tij, ndihem krenar me miqësinë që patë, bashkëpunimin e përkryer që ne kemi patur njëri me tjetrin.
Nishani vdiq parakohe, në moshën 56-vjeçare, por ai lë një trashgimi të rrallë për të gjithë ata që e kanë njohur”,-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post