Avokati i njohur Altin Goxhaj ka folur lidhur me shpopullimin vendit tonë duke thënë se situata ka marrë përmasa alarmante. Gjatë një emisioni televiziv, avokati tha se fshatrat janë të boshatisur ndërsa në kryeqytet njerëzit po jetojnë në shtëpi me qera ekstremisht të shtrenjta.
Më tej ai tha se agjenda e shpopullimit ka nisur prej vitesh dhe tashmë po shihen rezultatet.
“Bujar Nishani tha se Shqipëria do të shpopullohet në 2030, udhëtova dhe e them me plot gojë, vendi ynë është shpopulluar, këtu nuk ka më njerëz, si në jug e veri. Është diskutimi më i madh nëse do ekzistojë apo jo, ndërkohë politika merret me diskutime të kota dhe akoma nuk është zgjedhur një president.
Çdo ditë mbushen anijet, aeroportet, secili merr atë plaçke që i ka lënë qeveria dhe të ikë e të shpëtojë. Prej vitesh po zhvillohet kjo agjendë për shpopullimin dhe sot jemi rezultati. Nëse shkon e pyet në seksionin arsimor, mësuesit thonë se ka nxënës përherë e më pak në periferi. Po zbrazen fshatrat, e ne Tiranë ti nuk jeton dot dhe njerëzit rrinë me qera ekstremisht të shtrenjta. Nuk janë mundësitë për të blerë shtëpi dhe kur jetesa bëhet e papërballueshme njerëzit ikin nga metropoli jashtë vendit.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post