Pak kohë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e shpalli Tiranën kryeqytetin e Rinisë, e sot e shpalli kryeqyteti e Ballkanit.
Ai e ka quajtur kryeqytetin shqiptar më të lidhurin me Europën. Veliaj thotë se Tirana është kthyer në bazë e fluturimeve të linjave direkte që fqinjët tanë nuk i kanë.
“Tirana është sot zyrtarisht kryeqyteti i Ballkanit më i lidhur me Europën. Sot jemi me krenari jo vetëm qyteti më i lidhur por edhe baza nga fluturon shumica e Ballkanit drejt destinacioneve që fqinjët tanë nuk i kanë. Është bërë një urë edhe për fqinjët tanë në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi”, deklaroi Veliaj ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post