Kimet Fetahu, i propozuar nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, si kandidat për president, thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje nga maxhoranca. Në studion e lajmeve të MCN TV, Fetahu tha se tashmë presidenti është në dorën e maxhorancës, megjithatë kandidatura e tij ishte një model luajal.
“Është tamam si një turravrap që nga pikëpamja sociale dhe politike duket se e kishte të definuar zgjidhjen dhe këtë rezultat që po vjen. Kaloi raundi i parafundit, tani është në duart e një force politike.
Të themi të drejtën ne në mandatin që sapo mbaroi, kemi pasur një deputet tonin. Unë pretendoj se vij nga një shoqëri, le të themi nga sfera akademike dhe universitare, afrohet një model, por nuk kemi një përgjigje. Por duke pasur parasysh atë që po ndodh në Mal të Zi e Maqedoni, ku ka kryeministër, kryetar Parlamenti, zv.kryeministër, modeli është tërësisht luajal”,tha Fetahu.
Për ne dhe për partitë me karakter etnik nuk ka shumë rëndësi pozicionimi në të majtë apo në të djathtë. Ne jemi më fleksibël ndaj detyrimeve që kemi ndaj popullit.
Diskutime rreth kësaj post