Demokrati Edvin Kulluri ka reaguar pas votimit për Kryesinë e PD-së të organizuar nga Rithemelimi. Kulluri nuk lë pa përmendur edhe largimin përfundimisht nga PD të aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.
Një ‘thumb’ nuk mungon as për ish-deputeten Rudina Hajdari.
“Mbas votimit qesharak te Kuvendit te 30 prillit per Keshillin Kombetar, Rithemelimi duhet te shpjegoje pse Kokalari e cilesoi Kryesine e re “pazare”! Dhe akoma me keq si ka mundesi qe Bardh Spahia qe i dha partine Berishes pas fitores se Shkodres ne 6 mars, nuk u votua nga KK per anetar i Kryesise!
Se Rudinen e morem vesh qe ishte shume e “dashur” per demokratet (megjithe sharjet dhe mallkimet 2 vjecare), por nuk e kuptoj dot sesi mund te mos votohen kandidati dhe drejtuesi i fushates se 6 marsit per bashkine Shkoder!
Te jene “pazaret” ne kurriz te premtimeve te Kuvendit te 11 dhjetorit, apo thjesht po pergatit Luli i Ri si gjithmone, duke ja bere gati nje germadhe qe s’i duhet as dreqit por qe mban emrin Partia Demokratike e Shqiperise?! Rithemeluesit alias Ricikluesit duhet tu japin shpjegime demokrateve dhe publikut!”, shkruan Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post