Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se ka ardhur momenti i përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Presidentit. Edhe pse opozita i ka djegur 3 mundësit për të propozuar emra, Balla shtoi se mazhoranca është e gatshme që të bisedojë me çdo deputete të grupeve parlamentare.
Deputeti Balla vijoj se në raundin e 4 do të këtë një emër presidenti i nisur nga një proces i gjatë, si dhe ka shtuar se janë identifikuar disa emra që i afrohen përmbushjes së kushteve.
Sipas Ballës, askush nuk mund ta mbajë peng procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kërkoi dialog dhe bashkëpunim sërish me opozitën.f” tha Taulant Balla.
Në Komisionin e Ligjeve u miratua që të dërgohet në Kuvend raporti pa asnjë kandidaturë për presidentin e ri edhe në raundin e tretë dhe raundi tjetër të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë.
Diskutime rreth kësaj post