Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat u pyet sot nga gazetarët, se si do të veprojnë socialistët, në rast se Sali Berisha mbështet me votë propozimin e tyre për president, dhe në rast se do të zhbëhej votimi. Pyetje të cilës Balla iu shmang duke thënë se vota për presidentin është e fshehtë.
“Në votimin për presidentin vota është e fshehtë, ne e kemi thënë qartë që po doli firma e katranit ne nuk e votojmë. Unë mendoj që është në nderin e zotit Mirakaj që të mos e bëjë pis emrin e vetë, duke pasur firmën e një personi që është njësoj si sigurimi i shtetit. Po e ndihmojmë zotin Mirakaj që të pastrojë emrin e tij”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post