Evangjeli Velin shijoi fitoren historike si kampione e Evropës në kategorinë e peshëngritjes.Ministrja Evis Kushi ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare.
Kushi shkruan se për herë të parë një vajzë shqiptare ngre flamurin kuqezi me tre medalje ari, duke u kthyer kështu në kampionen e parë femër në peshëngritje.
Statusi i ministres Kushi:
“Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes!
Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post