Ditën e djeshme, u shpallën 20 anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku lidhur me këtë me anë të anë të një postimi në “Facebook”, ka reagur ibefasur edhe Kreshnik Spahiu.
Në mesin e tyre ishte edhe emri i Fatbardha Kadiut, si një nga kandidatet më të votuar, pasi kishte arritur të merrte 148 vota.
Spahiu shkruan se Fatbardha Kadiu, është një emër i panjohur për politikën.
Sipas Spahiut, emri është shkruar gabim, duke dashur të shkruhej Fatbardh Kadilli, ose opozita “ka shkuar për skrap”.
Reagimi i Spahiut:
“Sipas lajmeve zyrtare: Njeriu më i votuar ne Partinë Demokratike doli FATBARDHA KADIU.
Kur e lexova shkarazi mu duk si Fatbardh Kadilli por isha gabuar. Pyeta dhjetra miq por nuk e njeh askush se cila është kjo grua. Unë kam 30 vjet studioj politik dhe nuk e njoh këtë politikanen e shquar dhe shumë popullore që është votuar masivisht nga foltorja, prandaj mendoj që:
– Ose emri është shkruar gabim
– Ose kjo opozitë ka shkuar për skrap”, ka shkruar Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post