Netët Korçare të Poezisë, vjen në edicionin e tij të 27 duke bërë bashkë breza te ndryshëm të autorëve shqiptarë e të huaj, ku 40 poetë nga e gjithë bota i janë bashkuar aktivitetit qe do të zhvillohet 2 nete radhazi për të konkurruar.
Për organizatorët ky është një nga aktivitetet më të rëndësishme, dedikuar poezisë në Korçë, ku dyert e poetëve janë gjithmonë të hapura, si për ata që jetojnë jashtë apo brenda vendit.
Për disa nga poetët Netët Korçare të poezisë, janë kthim në kujtime e për të tjerë nuk ka rëndësi vendi ppr fajti që poezia i bën bashkë
Dalila Hiaoui nga Tunizia: Është hera ime e tretë në Shqipëri por e para në Korçë.
Ndihem si në shtëpi.
Duket se qytetet e botës janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore.
Qetësia këtu te fal e të inspiron për më tepër.
Jam e nderuar të marr pjesë në këtë aktivitet, duhet që të bëjmë me tepër të tilla evente.
Ky edicion që nisi më shumë se çerek shekulli më parë nga poeti i njohur Skënder Rusi, ka bërë bashkë më shumë se 40 poetë nga e gjithë bota, ndërsa mbrëmjen e sotme, do jetë edhe finalja për poezinë më të bukur.
Diskutime rreth kësaj post