Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të produkteve shportës, ku me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se bordet e ngritura për kontrollin e çmimeve, po përdoren si në sistemin komunist.
Gjithashtu, deputetja thekson se mbi 250 000 fermerë që jetojnë me turizmin, janë duke përjetuar krizën më te lartë prej rritjes së çmimit të inpiteve dhe kostove.
Tabaku thotë se të ardhurat e shqiptarëve vazhdojnë të “mbeten të njëjta, në mos inflacioni që me gjasë është më lartë se sa 5-6% sa thotë qeveria”.
Reagimi i Tabakut:
“Si çdo javë vendosëm të dilnim për një Pazar së bashku. Në mes të një krize që po merr në qafë e po varfëron shqiptarët përditë e më shumë, kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh! Që nga shkurti i këtij viti një sajesë e çuditshme alla komuniste ka marrë formë në Shqipëri, bordet e çmimeve që përcaktojnë çmimet dhe tregun në vend. Megjithëse pretendojnë se janë krijuar për të shndërruar jetesën më të lirë, këto borde vetëm sa po zyrtarizojnë çmimet e kripura.
Arsyet e rritjes së çmimeve lidhet me politikat fiskale të qeverisë. Kur ne te gjithë botën po rriteshin çmimet në Shqipëri rriten edhe taksat. Fermerëve iu është rritur TVSH për inputet ndërsa janë ulur dhe subvencionimet.
Në fillim të sezonit kur dhe pritej që të korrnin mundin e tyre fermerët po korrin humbjet ndërsa qytetarët çmimet e larta. Sot mbi 250 000 fermerë që jetojnë me turizmin janë duke përjetuar krizën më te lartë prej rritjes së çmimit të inpiteve dhe kostove. Siç edhe është shumë e qartë për këdo që pazarin del ta bëjë vetë çmimet e produkteve po shtrenjtohen përditë, kush më shumë e kush më pak, rritja e çmimit të domates, vezës janë rritur nga dy apo tre herë gjatë kësaj kohe.
Të ardhurat e shqiptarëve vazhdojnë mbeten të njëjtat, në mos inflacioni që me gjasë është më lartë se sa 5-6% sa thotë qeveria ka zhdukur nga xhepat e shqiptarëve mijëra lekë. Shqetësuese të mendosh që jemi një vend ku shoqëria dhe shtresa e mesme po firon dita ditës. Ndërsa shoh çmimet e produkteve që rriten me një progresion të frikshëm gjeometrik me po të njëjtin progresion që rritet numri i shqiptarëve jashtë vendit”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post