Ditën e sotme Partia Demokratike zgjodhi 20 anëtarët e Kryesisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka bërë të ditur se ditën e premte më 3 qershor do të mblidhet Këshilli Kombëtar i selisë blu. Sipas Palokës, në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike.
Lajmi u bë i ditur edhe nga Albana Vokshi në përfundim të procesit të numërimit të votave. Ajo bëri me dije se në këtë mbledhje do të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Sekretariatet dhe nënkryetarët e PD-së.
“Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!
Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Belind Këlliçi ishte kandidati më i votuar për anëtar kryesie, ndërsa Fatbardha Kadiu kandidatja më e votuar grua. Nga 47 kandidatët që ishin në fletën e votimit, u zgjodhën 20 anëtarë, 6 prej tyre gra. Arben Imami mbeti jashtë listës.
Gjashtë gratë që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
1.Fatbardha Kadiu
2.Ina Zhupa
3.Jozefina Topalli
4.Edith Harxhi
5.Mimoza Hajdarmataj
6.Eleina Qirici
Burrat që do të jenë në Kryesinë e PD-së:
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Oerd Bylykbashi
Ervin Minarolli
Luçiano Boçi
Agron Shehaj
Luan Baçi
Grigels Muçollari
Gent Strazimiri
Eno Bozdo
Keltis Kruja
Arben Ristani
Aldo Bumçi
Florian Mima.
Diskutime rreth kësaj post