Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se sot Partia Demokratike, ka humbur një politikan të përkushtuar.
Ai thotë se kontributin që ka dhënë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë, do ta kujtojë me respekt.
Mesazhi i Bashës:
“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post