Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme, në fjalën e mbajtur në Këshillin Kombëtar të PD, akuzoi qeverinë se vjedh natën dhe ditën thërret: Rroftë Amerika.
Sipas kreut të PD-së, ky është qëndrim më anti-amerikan që mund të mbahet.
Më tej, Berisha u është drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke u dhënë porosi se “s’duhet të kemi asnjë kompleks, Shqipërinë e bëjnë shqiptarët
“Zgjidhja është Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin: Rroftë Amerika. Ky është qëndrim më anti-amerikan që mund të mbahet. Ky është qëndrimi më antiamerikan që mund të mbahet. Amerika është dheu dhe vendi i vlerave të lirisë. Ajo udhëheq e rrezaton si avokate e lirisë mbi tokë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve e grabitësve. Ndaj s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni ynë është të konsolidojmë në këtë vend ato vlera që kanë bërë të madh çdo komb të lirë. Asnjë komb nuk ka ecur para nuk është zhvilluar në rast se nuk ka mbrojtur interesin e tij kombëtar. Asnjë vend nuk është zhvilluar nëse s’ka pasur një shtet patriotik. Këto janë thirrjet për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duam të jemi problemi i saj përsëri. Unë kam besim të madh te ju, në frymëzimin e integritetin tuaj e së bashku do ia dalim të realizojmë misionin për shpëtimin e Shqiperise nga ky regjim më i keqi që ka pasur nga koha e Enver Hoxhës”, kështu është shprehur Berisha.
Diskutime rreth kësaj post