Prej ditës së djeshme, në Vilnius të Lituanisë, po mbahet Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku bëhet me dije se deputetja Mimi Kodheli, në këtë mbledhje përfaqëson Partinë Socialiste, pasi është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblenë e NATO-s.
Deputetja Mimi Kodheli, u zgjodh kryetare pas një votimi në mënyrë unanime.
Mësohet se në fokus të këtij sesioni është situata në Ukrainë, masat që janë marrë dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.
Diskutime rreth kësaj post