Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e kandidatëve për kryesinë që do të votohet nesër.
Në variantin e parë, lista e publikuar në media ishte me 46 kandidatë, ndërkohë që një variant i dytë i shpërndarë vetëm pak minuta më vonë ishte 47 kandidatë.
Në variantin e dytë ishte shtuar emri i Bardh Spahis, kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Në listë janë kandidatë gjithashtu edhe 13 deputetë të Komisionit të Rithemelimit, si dhe figura të rikthyera tashmë në PD si Jozefina Topalli e Arben Imami.
Diskutime rreth kësaj post