Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në “Top Talk” ditën e sotme, foli për kandidaturën e tij në një nga postet e kësaj partie.
Këlliçi tregoi për zgjidhjet e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike, të cilat do të zhvillohen nesër, teksa shprehet se kjo do të sjellë një kompletim të këtij organi dhe përfundimin e mandatit të Komisionit të Rithemelimit.
“Për momentin në një farë mënyre do të kompletohet dhe organi i dytë më i rëndësishëm i partisë që është Kryesia duke çuar në këtë mënyrë në përfundimin e mandatit të Rithemelimit, e cila ka mandat deri në formimin e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pastaj në një hap të dytë do të bëhen zgjedhjet për nënkryetarë, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarëve të përgjithshme në Partinë Demokratike”, tha Këlliçi.
Sipas tij kjo do të sjellë një kompletim të ekipit dhe zinxhirit drejtues në PD, ndërsa tregoi edhe rreth kandidaturës së tij në parti.
Këlliçi ditën e nesërme do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, por nuk dha shumë detaje të mëtejshme rreth kësaj.
“Padiskutim që gjykoj që duhet të ketë një qarkullim brezash, duhet të ketë një brez të ri që vjen dhe promovohet dhe i jepet mundësia. Por unë nesër do të jem kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike dhe po kërkoj votën dhe mbështetjen e Këshillit Kombëtarë për këtë pozicion”, u shpreh deputeti.
“Në një koment të dytë gjykuar edhe si do të shkojë nesër edhe unë do të kem më pas mundësinë për të shprehur ambicien time për të garuar për një pozicion. Sot që po flasim ky proces ende nuk është zyrtarizuar”, shtoi më tej ai.
Diskutime rreth kësaj post