Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelemsky deklaron se gati gjysma e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës është aktualisht e bllokuar pasi Rusia vazhdon ti mbaj të mbylluara rrugët kryesore të eksportit të vendit përmes Detit të Zi dhe Detit Azov, duke e cilësuar situatën si një “katastrofë” të mundshme për sigurinë globale të ushqimit.
“22 milionë tonë drithë mbahen sot në kapanone. Ne nuk mund t’i furnizojmë ato në tregjet ndërkombëtare ku janë të nevojshme pikërisht në këtë moment kohor.”-shprehet Zelensky.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se sipas vlerësimeve të OKB-së uria mund të prekë 50 milionë njerëz të tjerë këtë vit, duke nënkuptuar se numri i të prekurve do të jetë më i madh.
“Uria nuk vjen vetëm, ajo shoqërohet gjithmonë me kaos politik që përkeqëson situatën, shkatërron jetët e njerëzve, duke krijuar kushte të pasigurta për njerëzit e zakonshëm,” tha ai.
“Në korrik, kur shumë vende do të shterojnë stokun e të korrave të vitit të kaluar, do të bëhet e qartë se katastrofa po vjen vërtet.”-tha ai.
Presidenti ukrainas pranoi gjithashtu një ftesë për të marrë pjesë në Samitin e G20 në Indonezi në nëntor. Ai u kërkoi nikoqirëve të përfshinin “vetëm kombet mike”, duke nënkuptuar se Rusia duhet të përjashtohet nga samiti në Bali.
Diskutime rreth kësaj post