Deputeti demokrat, anëtar i “Rithemelimit” i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo pranoi se opozita nuk është mjaftueshëm e bashkuar për të mundur regjimin, por ajo që ndodhi pas 9 shtatorit është më tepër pozitive se sa negative.
Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, me gazetarët Ornela Gaçe dhe Erion Kristo u shpreh se opozita mund të shkojë drejt krijimit të dy partive.
Agron Duka: Sipas meje kemi një realitet të tillë që brenda PD-së ka dy grupe pothuajse të ndarë njëri me tjetrin, jo ideologjikisht sepse janë të djathtë, por ndoshta për këndvështrime të ndryshme. Unë besoj se në të ardhmen këto do të kalojnë në dy forca politike, do bëhen dy parti. Ardhja e Berishës në krye të PD dëshpëroi një pjesë të tyre që janë në grupin tjetër të Alibeajt apo edhe në bazë. Ne duhet të tentojmë që këto dy grupim, nëse i konsiderojmë në të ardhmen si dy forca të ndryshme politike të gjejmë pika kontakti dhe t’i bashkojnë interesat.
Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani nga ana tjetër u shpreh se duhet një opozitë e fortë për tu përballur me kryeministrin Rama.
Endri Shabani: Edi Rama ka nevojë që të ketë përballë një opozitë të bashkuar. Edi Rama nuk ka vetëm PS, ka kapur grupet kriminale, mediet, oligarkët. Çfarëdo që të bëhet ai ato 700 mijë vetë do t’i marrë. Puna është si do t’i mobilizojmë përballë 750-800 mijë të tjerë? Ka mjaftueshëm njerëz që nuk shkojnë të votojnë ose që nuk besojnë te politika. Ka shumë hapësirë për opozitën, por kjo nuk mund të bëhet në gjuhën staliniste “o me mua o me armikun.”
Diskutime rreth kësaj post