Finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord po luhet në Tiranë në Stadiumin Air Albania. Janë siguruar foto brenda stadiumit. Pavarësisht kërkesave të mëdha por dhe ankesave të tifozëve se është ambient i vogël, në foto shihet se disa ulëse kanë mbetur bosh.
UEFA deklaroi se i shiti biletat për dy orë, por siç shihet në stadium janë me dhjetëra vende bosh.
Karriget e mbetura bosh mund të jenë të tifozëve të cilët nuk janë lejuar të futen në stadium për shkak të problematikave të shumta që pati një ditë më parë, ose “shitësve” u kanë mbetur në dorë biletat pasi askush nuk ka dashur t’i blejë me çmime të kripura.
Diskutime rreth kësaj post