Prej dy ditësh Tirana është shndërruar në kryeqytetin e futbollit, për shkak të finales së Conference League që do të luhet në “Air Albania Stadium” ku do të ndeshen Roma dhe Feyenoord mbrëmjen e sotme në orën 21:00.
Fotoja e djalit të vogël me fanellën e Feyenoordit, teksa mban ngritur “gishtin e mesit” është padyshim një nga imazhet më të klikuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për 8 majin e vitit 2002, teksa holandezët e Feyenoordit, mposhtën Borusian e Dortmundit, në finalen e paharrueshme të Kupës UEFA.
Ishte triumfi i parë evropian i futbollit holandez dhe një moment historik për shumë tifozë të pranishëm.
Një nga të pranishmit brenda stadiumit me kapacitet 45,611 atë ditë ishte Mikei Uillson.
Ai ishte vetëm 5 vjeç kur Jon Dahl Tomason iu dha çmimi “Man of the Match” atë të mërkurë të ngrohtë në Roterdam, por në vend të rezultatit dhe festimeve që pasuan, ai priret ta kujtojë atë mbrëmje për arsye shumë të ndryshme.
Djaloshi 5-vjeçar u ul mbi shpatullat e babait të tij kur fotografi i Reuters – Jasper Juinen, e kapi atë duke ngritur “gishtin e mesit”, para fillimit të ndeshjes.
“Nuk mbaj mend shumë për të, për të qenë i sinqertë”, tha Uilson. “E vetmja gjë që më ka mbetur është se nuk kam dashur make-up në fytyrën time, por gjithsesi ka ndodhur”.
Por, 20 vjet pas fotos legjendare, Uilson dhe babai tij, e rikrijuan foton në qytetin e Tiranës, teksa kishin udhëtuar për të ndjekur finale mes Romës dhe Feyenoordit.
Diskutime rreth kësaj post