Në një konferencë nga Kryeministria, kryeministri Edi Rama po i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, Rama preferoi që të fliste anglisht.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria dhe shqiptarët janë pro-amerikanë duke theksuar se ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me mikun dhe aleatin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ofrojmë shprehjen më të thellë të mirënjohjes, personi që nderojmë është gjeneral dhe ndoshta, mund të jetë hera e fundit që kam privilegjin të nderoj një gjeneral. Ai u tregua shumë i sjellshëm duke thënë se ka marrë çdo yll dhe medalje që shteti amerikan jepte, kështu që shtimi i një tjetër embleme në uniformën e tij është privilegj. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë. Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë kaq pro amerikanë. Disa nuk e dinë historinë tonë, e mund t’u dukemi budallenj. Jemi gjithçka por jo budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie, falë edhe asaj pjese tjetër që e ndërpreu. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjesë tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e saj. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e patën pikënisjen 100 vjet më parë.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post