Në një konferencë nga Kryeministria, kryeministri Edi Rama po i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, Rama preferoi që të fliste anglisht.
Sipas tij, kjo zgjidhje u bë për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur çdo lloj keqkuptimi.
Rama ka lënë të kuptohet se në të shkuarën ka pasur përplasje me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, duke mos përjashtuar edhe ambasadoren Yuri Kim.
“Do flas anglisht për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur përkthimin e keq, që ndonjëherë krijon probleme mes Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend. Jemi mbledhur me një kënaqësi të madhe për të nderuar një njeri që pa dyshim nuk mund të kuptohet dhe të përfshihet plotësisht nga fjalimshkruesit e mi. E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen dhe respektin,”-tha Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post