Francescco Totti, e njohur si legjenda e ekipit të Romës dhe komëtares italiane, ka shijuar këtë të mërkurë kulinarinë shqiptare në një nga agroturizmet në qytetin e Lezhës.
I ndodhur në Shqipëri për finalen e Conference League mes Romës dhe Feynoordit, Totti ka shijuar byrekun tradicional me groshë.
Lajmi është bërë publik nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë një foto të legjendës nga restoranti në fjalë.
“Edhe Francesco Totti shijoj byrek me groshë Kallmet dmth. Privilegj të gatuanim për kryesinë e UEFA dhe Finalistët”, shkruan Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post