Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka inspektuar sot Aeroportin e Rinasit që po përballet me një fluks të madh fluturimesh teksa mijëra turistë të huaj po vijnë në Tiranë për finalen e Conference League.
Balluku tha se deri në këto momente çdo gjë ka shkuar mirë, falë punës dhe koordinimit të stafit të aropotit, kontrollit ajror dhe policisë kufitare me UEFA-n.
Sot pritet të mbërrijnë deri në 180 avionë, ndërsa dje u përpunuan 146 avionë.
“Dje ka qenë një ditë e ngarkuar, në pikun e verës ne përpunojmë zakonisht 110 avionë, dje kanë qenë 146, por kemi patur dhe një koordinim me UEFA dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Kemi kërkuar që pasagjerët të jenë pa pagazhe. Navigimi ajror shqiptar dhe policia në mbikëqyrje të Aviacionit Civil ka shkuar gjithçka mirë. Pasagjerët janë ndarë nga charter-at e tifozëve.
Aeroporti i Rinasit, stafi, janë duke performuar në mënyrën më të mirë. Dita e sotme është një sfidë mjaft e madhe pasi numri i avionëve pritet të arrijë në 180. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh Balluku.
Diskutime rreth kësaj post