Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Panairin e Punës në Durrës, kështu ai e ilustroi me këto shifra qëndrimin e tij të kahershëm që “punë ka por nuk ka profesionistë”.
“Vetëm në këtë shesh, ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Pra në 63 kompanitë këtu të përfaqësuara, ka një hapësirë për punësim dhe një nevojë për punësim për 1500 persona. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit këtu në Durrës, janë dhe 600 vende të tjera të lira të vëna në dispozicion të të gjithë atyre që kërkojnë të punësohen”.
Kryeministri foli edhe për frytet që po jep vëmendja e shtuar tek arsimi profesional.
“Sot kemi aktualisht afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale, sikundër është 6600 numri i personave të papunë që kanë ndjekur kurset e formimit profesional në qendrat tona të formimit profesional gjatë vitit 2021 dhe të cilët në një pjesë të konsiderueshme pastaj janë aftësuar e kanë mundur të punësohen”, tha Rama.
Kryeministri Rama ndoqi në zonën e plazhit të Lalëzit edhe vijimin e planit kombëtar të pastrimit, për një sezon turistik me plazhe të pastra në të gjithë vijën bregdetare.
Diskutime rreth kësaj post