Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka dalë në një konferencë përpara mediave shqiptare, ku ka folur për atmosferën, vendin tonë, pritshmëritë, sfidën, apo edhe për lojtarë të veçantë, në lidhje me finalen që do të zhvillohet ditën e nesërme në ‘Air Albania’.
“Ne kemi mbërritur në fundin e rrugëtimit të këtij sezoni. Kishim dy finale për katër ditë. E para na mundësoi kualifikimin në Europa League, përmirësuam edhe renditjen tonë. E fituam finalen e parë, që ishte përfundimi i sezonit dhe arritja e objektivit tonë, por nuk ishte një finale për të shkruar historinë. Tirana? Kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër. E hoqëm presionin shtesë, u kualifikuam në Europa League nga kampionati.
Unë dhe stafi teknik, prej ditës së premte nuk dolëm nga shtëpia, jemi mbyllur në Trigoria. Duhet të kemi edhe gëzim për të luajtur një ndeshje si kjo. Mkhitaryan u stërvit sot me skuadrën, në një seancë stërvitore shumë të vogël. Ishte e hapur edhe për ju. I besoj shumë eksperiencës së tij, ai e njeh shumë mirë fizikun e tij. Në fund të stërvitjes më tha që ndihet mirë dhe është gati të luajnë finalen” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post