Seanca e sotme e Kuvendit ishte e mbushur me debate dhe tension. Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Sipas tij, së paku PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.
Deputeti demokrat tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tranës. Alizoti nuk heziton t’i kujtojë kryeministrit privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë.
“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno.
Ju të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj.
Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Unë do vahdoj tju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti.
Revolta e Qafë-Barit tronditi themelet e diktaturë komuniste. Në maj të vitit 1984, 24 të burgosur politikë në burgun e Qafë-Barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gardianët kundër barbarisë së tyre. Është një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post