Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali. Kur po diskutonte për raportin e AMA-s, Spiropali, duke iu drejtuar Berishës, tha se koha kur digjeshin redaksitë ka mbaruar. Më pas fjalën e ka marrë ish-kryeqeveritari i cili e akuzoi Spiropalin, se nëpërmjet bashkëshortit të saj i ka dhënë tendera vëllait të saj.
“Ndrikull Spiropali ose ndrikulla 5-milionëshe është famoze me bashkëshortin, që tenderat e ujësjellësve ia jep vëllait të saj. Tenderat i merr bashkëshorti dhe ia jep vëllait të saj. Përveç kësaj, zonja që u bashkua aq shumë në dogana, sa kudo që ta prekësh, nxjerr para, e çoi burrin nga ujësjellësi te tenderat e OST-së. Edhe aty përsëri me tenderat. Pra, nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri-tjetrin me paratë publike, janë çifti Spiropali-Toto. Ndaj sa herë do të dalësh, unë do të nxjerr çdo aferë që ke ti. Kjo është detyra ime dhe e opozitarëve. Pra, yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo.”, shprehet Berisha.
Ministrja Spiropali reagoi duke thënë se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se ajo dhe familjarët e saj nuk kanë përfituar nga shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post