Gazetari i mirënjohur mbarëshqiptar Blendi Fevziu është shumë aktiv në rrjetet sociale ku tregon aventurat e tij në vende të ndryshme të botës. Ai ndihet krenat për vizitat e tij nëpër shtete të ndryshme.
Fevziu ka shkruar në Facebook se shpesh pyetet se sa vende i kanë mbetur pa i vizituar, ndërsa ato që i ka vizituar i ka ndarë në anëtare dhe joanëtare të OKB-së.
“Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj”, ka shkruar ai.
Pas kësaj ndarjeje, ai i ka kushtuar vëmendje edhe përqindjes. Sipas tij, del se ai ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9% të territorit të globit.
“Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9 % te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq”, shkroi Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post