Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, ka bërë me dije se ka nisur procesi i votimit për kryetar të PD-së dhe po vijon normalisht në të gjithë vendin.
Në një njoftim për mediat, theksohet se Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë çdo masë çdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.
Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.
Procesi ka filluar e vijon normalisht.
Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”.
Diskutime rreth kësaj post