Një arbëresh, është shpallur Kryeministër i Australisë, fjala është për Anthony Albanese, ku ka fituar zgjedhjet federale të Australisë, ku Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se zoti Albanese do të jetë Kryeministri i 31-të i Australisë.
Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison, ku Anthony Albanese, shpallet Kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-kelte.
Ai tha se është koha që Parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste, si fëmijë në banesat publike.
Përveç mbiemrit, a ka Albanese prejardhje shqiptare?
Anthony Albanese është i biri i Carlo Abanese-s nga Barletta e Italisë dhe Maryanne Ellery, australiane me prejardhje irlandeze.
Qyteza Barleta shtrihet në Jug të Italisë, në Rajonin Apulia.
Sipas faqes greke, “Greek City Times”, në Apulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve.
Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe se nga ky komunitet, e ka prejardhjen edhe babai i politikanit australian, që ka gjasa të mira për t’u bërë Kryeministër.
Një shenjë e fuqishme për prejardhje arbëreshe është mbiemri “Albanese”, që nga italishtja në gjuhën shqipe do të thotë “shqiptar”.
Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë, të cilët janë larguar nga trojet e veta në Ballkan dhe janë vendosur në pjesët jugore të Italisë, në Epokën e Mesjetës, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.
Diskutime rreth kësaj post