Kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur sot në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes Qyteti im, Shtëpia ime”, kryeministri Rama, foli dhe për investimet që po kryen në Vlorës.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u është përgjigjur dhe kritikëve lidhur me ndërtimin e aeroportit, duke thënë se ai do të jetë një fabrikë “buke”, për ata që thonë se duhet të ndërpriten investime të tilla pasi popullin ka bukë të hajë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Dje pashë shifrat e marsit: 53.7% plus vizitorë në vendin tonë. Këto nuk janë shifra të zakonshme. Nuk është periudhë tipike e turizmit tek ne. Netë-qëndrimet janë rritur me dy herë. Që janë mundësi të shtuara për konsumin. Ne na duhen shumë aeroportet se nuk janë për thjesht të lënë hapësira të atdheut në dispozicion të UFO, janë që të sjellin në vend sa më shumë konsumatorë të shërbimeve që ofrojmë. Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik”,– kështu u shpreh Kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post