Puntata e katërt e e mbrëmjes së djeshme, e emisionit të vëllezërve Veshaj, “Më Lër Të Flas”, nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet, ku të ftuarit e kësaj mbrëmje, ishin Agron Llakaj, dhe Semi Jaupaj.
Me këtë të fundit, Donaldi ka realizuar një lojë, e cila konsistonte në pyetje që ato i drejtonin njëri tjetrit.
Në rast se nuk përgjigjeshin, duhej të pinin një gotë birrë me eks, ku gjatë lojës ping-pong, aktori njëkohësisht edhe moderator, duhej të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndonte një këngë pa i thënë asgje.
Donaldi shumë sportiv nuk hezitoi ta bënte.
Kontakti i shtatë në telefonin e tij, përkonte me numrin e Elgit Dodës.
Këngëtari u përgjigj, por reagimi i tij ndaj kësaj situate ishte epik.
Biseda:
Donaldi: “Alo”.
Elgit: “He mo shpirt, çfarë je tu bo”?
Donald: “Mirë zemra çfarë po bën ti”?
Elgit: “Hiç o vëlla, jashtë”.
Në këtë moment, Donaldi zbaton “dënimin” dhe nis të këndojë këngën e Semit.
Pasi këndon, ai i tregon Elgitit se e ka marrë live në emision dhe ky rreng ishte pjesë e një loje.
“O idiot”,-ka reaguar kantautori.
“Nuk je mirë nga trutë. Komplet idiot”.
Ju kujtojmë që vëllezërit Veshaj, kanë një raport miqësor me Dodën.
Elgiti ka qenë një nga personazhet e njohur shqiptarë, i cili e ka mbështetur Donaldin që kur ishte pjesë e “Big Brother Vip”.
Ai madje ka realizuar edhe shumë intervista, ku ka folur për të, ky raport është thelluar edhe më tej.
Ato tashmë bashkëpunojnë më njëri-tjetrin në aspektin e muzikës.
Kënga e fundit e publikuar nga treshja, Elgit, Donald dhe Romeo është “Picasso”, edhe dedikim ky për Bora Zemanin, gjë të cilën e ka pranuar publikisht vetë Donaldi
Diskutime rreth kësaj post