Ish-deputetja Rudina Hajdari, gjatë një interviste televizive, ka rrëfyer për herë të parë për shkarkimin e Nënës së saj, ku ka treguar se si e ka pritur ish-gjyqtarja pezullimin nga detyra.
Ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, është shkarkuar nga detyra dy vite më parë, për shkak se nuk justifikonte pasurinë prej gati 1 milion euro.
E bija, Rudina Hajdari, ka treguar si e ka pritur Nënë këtë vendim.
Në intervistën për emisionin “Glamour Zone”, Rudina u shpreh se Fatmira Hajdari e ka pasur të vështirë përballjen me vendimin e vettingut që e largoi përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë.
Megjithatë, ajo thotë se është krenare për Nënën.
“Mbaj mend momentin që mamaja ime po kalonte një situatë të vështirë. Aty ishte një moment pikant për jetën time personale, sepse unë jam shumë krenare për Nënën time, për familjen time. Ajo ka rritur 3 fëmijë me sakrificat e veta. Në atë moment ishte e vështirë”, u shpreh Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post