Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa foli për zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk la pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
I pyetur nëse ishte i zhgënjyer nga Enkelejd Alibeaj se nuk arriti një marrëveshje në datën 17 Maj, Balla tha se data më e rëndësishme për të është 19 Maj 2021.
Por çfarë ka ndodhur në 19 Maj 2021?
Në datën 19 Maj të vitit të kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish-kryeministri Sali Berisha ishte shpallur “non grata” nga SHBA dhe i ndalohej hyrja në vend së bashku me familjen e tij, pasi akuzohet për korrupsion madhor.
Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”
Diskutime rreth kësaj post