Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur sot për garën për kreun e PD-së. Noka thotë se një lider nuk mund të prodhohet, duke sjellë si shembull Lulzim Bashën. Më tej ai foli për zgjedhjen e kreut të partisë popullore austriake në një garë pa rivalë.
Sa i përket qëndrimit dhe deklaratës së deputetit gjerman, Noka tha se nuk mund të refuzohet kurrë vullneti i një populli dhe kujtoi opozitën e 1997-2005.
“Të gjithë anëtarët e Rithemelimit e kanë pasur të drejtën për të kandiduar. Ne nuk marrim përsipër të inkurajojmë atë që nuk do. Inkurajohet personi që ka ambicie.
Por kur vjen puna për të rivalizuar Sali Berishën nuk e shohin veten. A është faji i Berishës? Kryetari i partisë popullore austriake u zgjodh pa rivalë. Zhvilloi një proces i vetëm dhe u shpall fitues me 100% të votave. A është Partia Popullore e Austrisë demokratike, po. A është formë demokratike, po. Ne prodhuam një Lulzim dhe na doli fals. Nuk prodhohet dot. O ke, o s’ke. Nuk bëhesh lider me zor. Në vendet ku duhet votë duhet ti kesh vetë disa cilësi.
Që nga 6 marsi Sali Berisha i pari dhe ne nga pas iu kemi ndenjur me dorë të shtrirë. Ajo që unë sot iu bëj apel kolegëve të mi, është ky, zgjidhni anën e zgjedhësve tuaj dhe të votuesve tuaj. Jeni përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo përfaqësues të vullnetit të Enkelejdit. Zgjedhjen e bëjnë vetë, zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Dera është e hapur, ajo derë nuk mbyllet për asnjë nga deputetët e PD-së, por askujt nuk i imponojmë dot zgjedhjen dhe vullnetit. Berisha arrin gjithmonë atë që thotë.
Kur shkon puna t’i bëjë axhendën Taulant Balla, ai do i prezantojë opozitën e emëruar. E sqaroi vetëm Pompeo pse kishte ardhur. Kishte një axhendë tjetër. Ia paraqitën si opozitë. Taulanti emëroi opozitën. Sali Berisha as ka kërkuar. Taulant Balla e mori për dore opozitën e emëruar dhe ia çoi. Kur ka shkuar puna ta emërojë dhe fotografojë Taulant Balla…“-tha ai.
“Z. Berisha do ta bënte jo të imponuar nga Taulant Balla. Çështja e betejës juridike është çështje tjetër. Ka një shprehje populli, guri i rëndë peshon në vendin e vet. Sali Berisha në vendin e vet është peshë e rëndë. Sali Berisha është forcë e rëndë në këtë parti politike. Koha vërtetoi që në një muaj e gjysmë mori një bashki, ndërkohë që përballë kishte një forcë politike me logon që kishte dalë. Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit dhe mbështetësit e tij në këtë periudhë kanë bërë atë që kishte nevojë vendi. Shqiptarët kishin nevojë për një skanim të situatës sepse 9 vjet u lodhën vetëm duke dëgjuar fasadë. Nuk kishte realitet.
A kemi mëkatet tona, pa asnjë diskutim. Pse Sali Berishën e mbështetën? Fitoi një bashki duke i pasur të gjithë kundër, sepse është i vërtetë, nuk bën politikë fake. Është ai që është. Nuk i kthen shpinën qytetarëve, zgjedhësve, votuesve. Nuk bën Pazar me mundën, djersën, sakrificën e qytetarëve që e mbështesin. Nuk bën pazar në kurriz të vlerave, nuk bën kompromis në kurriz të mbështetësve dhe në favor të xhepit. Për këto arsye inspiron, ka mbështetës. Këto do jenë kryesore që po e ngrenë PD-në dhe do e bëjnë forcë fituese. Unë kam kaluar një opozitë më të egër se kjo, ‘97-2005.
Kemi pasur dhe SHBA-të dhe Europën kundër, hapur. Çdo javë deklarata kundër. Bindëm popullin që qeveria e asaj kohe duhej larguar me çdo kusht dhe u largua. Sali Berisha dhe PD-ja e asaj kohe arriti t’i bindë shqiptarë dhe i bindi. Ka qenë qeverisja më e mirë që nga dita që u themelua shteti shqiptar. Këtë do bëjë, ka energjinë, ka vizionin. Marrëdhënie do të ketë.
Në politikë ka deklarata. Deklaratat politike lakohen rrugës. Duhet t’i kemi në konsideratë këto gjëra. Amerika është vendi u është faktuar demokracia. Amerika vullnetin e një populli kurrë nuk e refuzon. Mos shihni deklaratat që sponsporizohen politikisht.“-shprehet Noka.
Diskutime rreth kësaj post