Kriza që ka pllakosur vendin me ushqimet dhe me derivatet e naftës duket se do vazhdojë akoma. Presidenti Ilir Meta thotë se familjet shqiptare janë goditur nga thellimi i varfërisë dhe rritja galopante e çmimeve. Sipas tij, Qeveria nuk i ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka këshilluar Qeverinë për nevojën e mbështetjes të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Mbetet gjithashtu e domosdoshme ulja e borxhit publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim të tij”, shkruan Meta.
Shkrimi i plotë i Presidentit Meta:
“Në vazhdimësi kam shprehur shqetësimet në lidhje me goditjen e ekonomive familjare dhe thellimin e varfërisë në kushtet e rritjes galopante të çmimeve. Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes të kostos së jetës.
Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike. Misioni i Fondit” tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post