Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një deklaratë nga selia e PD, i ka paraprirë mbledhjes që Enkelejd Alibeaj ka thirrur mesditën e sotme me Grupin Parlamentar. Ai akuzon kolegun demokrat se ka pranuar t’i sigurojë 84 vota Ramës për të zgjedhur presidentin që do.
“Më 18 maj 2017, Basha i fali Ramës zgjedhjet duke mos pranuar që të mos përdorej koalicioni. Rama ja lejoi heqjen e koalicionit që ta lejonte Bashën të dilte nga çadra e të hynte në zgjedhje dhe Basha e pranoi marrëveshjen. Dje, me 18 maj 2022, 5 vite më pas u shpall një marrëveshje e re.
Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidat për president në raundin e dytë e të tretë. Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e përcaktuar prej tij dhe ajo ti sigurojë 84 vota për ta shitur si president konsensual.
Në marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër që t’ia sigurojë këtë. Alibeaj pranon që Partia Socialiste të caktojë edhe opozitën”, u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një konferencë nga selia e PD.
Diskutime rreth kësaj post